General Motors në vitin 2019 do të hedhë në treg AV Cruise. Duke marë parasysh se kompjuterët e automjeteve elektrikë do të jenë në kontroll gjatë gjithë kohës duke eliminuar nevojën për kontroll manual të automjeteve.
Nuk ka rrota ose pedale Kompjuterët në bord të makinave bëjnë të mundur të gjitha vendimet e vozitjes - duke përfshirë drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin - gjë që heq kontrollet manuale dhe mundësinë e ndërhyrjes njerëzore. Sistemi dixhital ka qarqe të shumta rezervë që veprojnë në të njëjtën kohë, kështu që elementët kryesorë (energjia elektrike, navigimi dhe zbulimi i aksidentit) nuk do të dështojnë plotësisht, edhe nëse ka një mosfunksionim.
Ekranët Pasagjerët nuk kanë nevojë të shikojnë rrugën; në vend të kësaj ata mund të mbajnë sytë e tyre përpara ekraneve prekës LCD në panel dhe tek mbështetëset e sediljes. Ekranët tregojnë detaje rreth udhëtimit dhe lejojnë drejtuesit të kërkojnë ndalesa përgjatë rrugës. Panelet janë ndërveprimi kryesor midis njeriut dhe automjetit, kështu që ata gjithashtu merren me detaje si kontrollin e klimës ose të vendosin listën e përsosur të këngëve.
Sensorët Cruise AV ka 21 sensorë radarësh, 16 kamera dhe pesë njësi me bazë lazer për të vëzhguar çdo detaj rreth mjedisit të tij. Çdo teknologji ka forcën e vet: Kamera dhe të dhënat nga lazerat mund të identifikojnë shpejt këmbësorët, çiklistët dhe linjat e trafikut për të mbajtur makinën brenda rrugës.
Ndalesa emergjence Modeli Cruise AV ka butona emergjence tek çdo vend i pasagjerëve. Shtypja e cdo njërës prej tyre i tregon makinës se i duhet të ndalojë sa më shpejt që të mundet. Një veprim ky i cili do të kryhet pa asnjë panik, shume ndryshe nga njerëzit . Drejtuesit gjithashtu mund të thërrasin një sistem ndihme buzë rrugës që siguron ndihmë në distancë nga një njeri në rast të një çështjeje teknike. Ky sistem gjithashtu aktivizohet automatikisht nëse ka një përplasje.